Barcelona mund të mos e përjashtojë Ronald Araujo për ndeshjen e ardhshme në La Liga, ndaj Getafes.
Araujo pësoi një lëndim që fillimisht u duk mjaft serioz, por me ndihmën e stafit mjekësor nuk qe i tillë.
Ai gjatë një përplasje kokë më kokë me Gavin, kishte pësuar një troditje që ishin detyruar ta dërgojnë lojtarin menjëherë në spitalin më të afërt.
Siç njofton ‘Marca’ Araujo mund të jetë me ekipin e tij në ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes, përcjell lajmi.net.
Nëse Xavi Hernandez pritet të marrë vendimin e tij në lidhje me qendërmbrojtësin, pasi të përfundojë seanca e fundit stërvitore përpara ndeshjes.
Ndeshja në mes Getafe – Barcelona zhvillohet të dielën me fillim nga ora 19:30.