Fjalë Kyçe

Arbenit Beqiraj shpallet kampion i Kosovës në garat e motokrosit, mposht veteranin e këtij sporti

Arbenit Beqiraj shpallet kampion i Kosovës në garat e motokrosit, mposht veteranin e këtij sporti

Gjatë të dielës, në Suharekë janë zhvilluar garat e motokrosit “Enduro Race” e organizuar nga klubi “Theranda Motocross”.

Arbenit Beqiraj nga Suhareka ishte i jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij, ku edhe u shpall kampion i kategorisë kryesore “E2 Profesionale” për vitin 2021.

Ai ka mposhtur njërin nga garuesit më me zë në këtë sport, Blerim Aliu i njohur ndryshe si “Livoçi i Gjilanit” i cili për 10 vite ishte kampion në këtë sport, shkruan Indeksonline.

Beqiraj me motokrosin e tij ‘vallëzonte’ në pistën e vështirë të fshatit Duhël në këtë sport ekstrem.

Talenti nga Suhareka për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të ngjitet në majat e sportit të motokrosit. Ai brenda një viti kaloi të gjitha kategoritë për tu shpallur kampion i Kosovës në kategorinë profesionale.

Blerim Aliu zuri vendin e dytë në këtë kategori, derisa në podium në këtë kategori u ngjit edhe Valon Zeqiraj i cili zuri vendin e tretë.


Vlen të theksohet se sivjet motoçiklistët nga klub “Motocross Theranda” i dominuan garat e motokrosit të cilat u zhvilluan në tërë territorin e Kosovës.

Edhe në kategorinë E3 kampion u shpall Kastriot Muqa nga Suhareka.


Garat në Suharekë u zhvilluan në pesë kategori të ndryshme.

Më poshtë janë rezultatet nga të gjitha kategoritë:

Gara Enduro “Suhareka 2021”

E – Junior class

1.Arjan Dreshaj vendi -1

2.Omar Xhaferi vendi – 2

E – Junior

1.Erjon Shpati Vendi -1

2. Shqipron Islami Vendi – 2

E 1

1.Besim Tershani Vendi-1

2.Agron Kelmendi vendi-2

3.Drilon Emini Vendi-3

E 2 – profesionale

1.Arbenit Beqiraj Vendi-1

2.Blerim Aliu Vendi-2

3.Valon Zeqiraj Vendi-3

E 3

1.Kastriot Muqa Vendi-1

2.Eurolind Morina vendi-2

3.Rehad Haliti Vendi-3