Është një nga emrat me të përfolur nga mediet rozë.
Që kur hyri në lidhjen me reperin e njohur Fero të gjithë janë me sy e vesh kah ajo, shkruan Kosovarja.
Duke bërë postime nga me të ndryshmet e si gjithmonë provokuese ajo ka arritur të ketë numër të madh ndjekësish nga e gjithë bota duke qenë modele tejet e kërkuar.
Sot është ditë e veçantë për të për shkak se ka ditëlindjen e cila mbushi plotë 22 vite jetë.
Edhe pse e re në moshë, ajo ka arritur të korr suksese të mëdha duke u cilësuar si një nga femrat më të kompletuara të showbizit shqiptar.
Në llogarinë e saj ajo pranojë urime të shumta nga fansa e miq, duke u ndjerë tejet e lumtur.