Njëri prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Arbër Zeneli nuk ka stërvitur të hënën e të martën. Zeneli ka munguar kohë të gjatë për shkak të një lëndimi të gjurit, ndërsa është në fazë të rikthimit në formën më të mirë.
Te skuadra e tij, Reims, Zeneli po luan vetëm si zëvendësues. Ndërkohë përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka kursyer Zenelin në dy stërvitjet në Prishtinë, për ta kursyer atë. Këtë e ka bërë të ditur të martën për KOHËN, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala.
Shala ka thënë se Zeneli nuk ka ndonjë lëndim, por është kursyer për shkak të mungesës së gjatë.
Përfaqësuesja të mërkurën udhëton për në Itali ku të enjten e luan ndeshjen ndaj Moldavisë.