Arbër Zeneli ka treguar se edhe viti 2019 do të jetë viti i paraqitjeve të mira për të.
Futbollisti më i mirë i vitit që lamë pas në Kosovë, ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për Heerenvenn.
Skuadra holandeze, u mund 3:4 nga Inglostadt në një sfidë miqësore, ndërsa Zeneli shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.
Zeneli, në minutën e 43’ të ndeshjes ngriti në këmbë ata pak tifozë në stadium, kur shënoi mjeshtërisht nga gjuajtja e lirë.
23 vjeçari këtë afat kalimtar mund të largohet nga Heerenveen, pasi po kërkohet nga skuadra të mëdha si Fenerbahce, Galatasaray dhe Fiorentina.