Fjalë Kyçe

Arbër Zeneli trajtohet jashtë Kosovës, kjo është gjendja e tij

Arbër Zeneli trajtohet jashtë Kosovës, kjo është gjendja e tij

Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë ka luajtur baras 1:1 me Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.

Por një lajm i keq nga kjo ndeshje ishte lëndimi i Arbër Zenelit, i cili u desh ta lë skuadrën në minutën e 39-të.

Menaxheri i kombëtares, Bajram Shala ka konfirmuar se Arbër Zeneli është kthyer në Francë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Arbëri është kthyer në Francë për trajtim të mëtutjeshëm. Ai ka probleme me ligamentin e përparmë kryqëzor, i cili duket se është këputur ose dëmtuar shumë. Shkalla e lëndimit do të konstatohet pas kontrollit me rezonancë magnetike”, ishin fjalët e Shalës.