Arbëria ka arritur të shënojë fitore në Drenas ndaj Feronikelit në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit e ka mposhtur minimalisht 1:0 ekipin e Feronikelit, shkruan Gazeta Express.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 89-të nga Bahtiri, i cili i jep tri pikë tejet të rëndësishme skuadrës së tij në luftë për mbijetesë.
Tani Arbëria ka 33 pikë në vendin e parafundit, një më pak se Drenica dhe dy më pak se Trepça’89 dhe Feronikeli.
Drenica dhe Trepça’89 ende nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre, teksa mitrovicasit i shkojnë Prishtinës, kurse Gjilani do ta presë Drenicën.