Fjalë Kyçe

Arbnor Fejzullahu arrin marrëveshje me skuadrën e madhe shqiptare

Arbnor Fejzullahu arrin marrëveshje me skuadrën e madhe shqiptare

Pa u mbyllur mirë sezoni i fundit, u përfol për një rikthim të mbrojtësit Arbnor Fejzullahu, i cili një vit më parë u largua nga të kuqtë te Xamaxi në Zvicër.

Por, pista e rikthimit të mbrojtësit nga Presheva duket se është zbehur dhe këtë gjë e tregon edhe afrimi i brazilianit Melo nga Kukësi, si dhe interesimi për nigerianin e Kastriotit, Lukman Huseini.

Përpos kësaj, nga Maqedonia qarkullon lajmi se ish-mbrojtësi i Partizanit mund t’i bashkohet Shkëndijës së Tetovës.

Sipas “sportmeida.mk”, tetovarët e kanë arritur akordin me Arbnor Fejzullahun, i cili mund të debutojë me Shkëndijën në Champions.