Arbnor Muja ka debutuar me gol dhe me fitore te Samsunspori, që sonte triumfoi ndaj Antalyasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Turqisë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Samsun 19 Mayis” përfundoi me rezultatin 2:0.
Muja ishte autor i golit të dytë te skuadra e tij. Goli i parë u shënua nga Marius (59’).
Reprezentuesi shqiptar hyri si zëvendësues në minutën e 69-të, kurse golin e gjeti në minutën e parë shtesë 90+1’.
Te Antalyaspor titullar ishte reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, i cili luajti për 62 minuta.
Samsunspori pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të në tabelë.
Antalyaspori me 34 pikë është në pozitën e shtatë.