Arbnor Rifati është shpallur “Trajneri i vitit” në Ligën Unike. Ky vlerësim është bërë nga Eurobasket.
Rifati me skuadrën e tij, Prizreni-16, arriti deri në fazën gjysmëfinale të kësaj gare, ku pastaj u mposht nga Peja.
Skuadra prizrenase pastaj shënoi fitore ndaj Teutës në ndeshjen për vendin e tretë.
Pjesëmarrja në “Final 4” të Ligës Unike për këtë vit ka mjaftuar që Arbnor Rifati të vlerësohet si trajneri më i mirë për këtë vit në Ligën Unike transmeton express.
Trajneri prizrenas përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë për urimet, teksa tha se ky sukses e inkurajon të punojë edhe më shumë në të ardhmen.