Mbrojtësi gjilanas Ardian Limani ka rinovuar për dy vite me ekipin e Dritës, duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve në lidhje me largimin e tij të mundshëm.
Ylli i Dritës në një prononcim për Gazetën Alo ka folur për stinorin e sapo përfunduar dhe për synimet e skuadrës në stinorin e ri.
“Stinori që lamë pas nuk ka qenë brenda pritshmërive, ngase qëllimi ka qenë ta mbrojmë titullin ose të paktën të fitojmë një vend për gara europiane, por kemi hasur në probleme të ndryshme”, ka thënë fillimisht Limani.
“Në sezonin e ri presim që me disa lëvizje në skuadër të jemi më të denjë për të sjellur trofe në shtëpinë tonë dhe të paraqitemi në Evropë”, ka deklaruar Ardian Limani për Gazetën Alo.