Fjalë Kyçe

Ardian Nuhiu pas triumfit ndaj Feronikelit: Ishim në presion, na nevojitej kjo fitore

Ardian Nuhiu pas triumfit ndaj Feronikelit: Ishim në presion, na nevojitej kjo fitore

Drita është kthyer tek fitorja pas katër ndeshjeve, duke e mposhtur në udhëtim skuadrën e Feronikelit me rezultatin 2-0.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e pranon se kanë qenë në presion pas pjesës së parë kundër Feronikelit.

‘Në pjesën e parë ishin në presion. Ka qenë presion i lartë. U mundova t’i motivojë lojtarët që të çlirohemi dhe do të vijmë te goli”.

“Kishim nevojë për fitore. Në pjesën e dytë shënuam dy herë dhe erdhi qetësia”.

“I përgëzojë lojtarët për paraqitjen e mirë. Kemi pasur nevojë për një fitore. Kemi bërë ndeshje të mira, por jo edhe rezultate”.

“Se sa po luan Drita mirë, por tregon se nuk po rrezikohemi shumë nga kundërshtari’, ka thënë Nuhiu

“Bardhekaltërit” tashmë renditen në vendin e tretë me 16 pikë të mbledhura. /Telegrafi