Ardita Sinani e ka shpallur fitoren në Preshevë për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën. Ajo ka thënë se fitorja është historike.
“Subjekti ynë politik i ka 4078 vota, PDSH-ja i ka 3703, Aleanca 1185, APN 2850… Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”, ka deklaruar Sinani.
Sipas Sinanit, ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm.
Ajo ka shtuar se do të qeverisë për katër vjetët e ardhshme “me maturi e përgjegjësi”.
“Një përshëndetje të ngrohtë keni nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, është shprehur më pas ajo, derisa të pranishmit nisën të thirrin emrin e Kurtit.