Fjalë Kyçe

Argjentina – Kili, superpërballja që zhvillohet sonte në Kupën e Amerikës

Argjentina – Kili, superpërballja që zhvillohet sonte në Kupën e Amerikës

Kupa e Amerikës ka filluar më 12 qershor dhe pritet të jetë një kampionat jashtëzakonisht interesant.

Në ditën e dytë prej fillimit të kompeticionit, do të zhvillohet një “finale para finales”.

Dy kandidatët për ta fituar trofeun e çmuar të Kupës së Amerikës, Argjentina dhe Kili përballen sonte në Grupin A.

Argjentina e Lionel Messit tash e sa vite e kërkon me ngulmë trofeun, megjithatë Kili është një nga kombëtaret që gjithmonë u ka shkaktuar probleme në arrijten e objektivit.

Ballafaqimi i zjarrtë në mes Argjentinës dhe Kilit do të luhet sonte me fillim nga ora 23:00.

Kujtojmë se Brazili mbrëmë e mposhti lehtësisht Venezuelën me rezultat bindës 3-0.