Avokati, Arianit Koci, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook në lidhje me vonesat për liberalizimin e vizave nga ana Bashkimit Evropian për Kosovën.Koci thotë se pas liberalizimit të vizave për Ukrainën me 50 milion banorë, e në gjendje lufte për shkak të Krimesë, nuk ka asnjë arsyetim për mos liberalizim të vizave për Kosovën.Tutje ai iu referohet si rrenca zyrtarëve të Evropës dhe thotë se edhe ne e kemi krenarinë tonë dhe duhet të përfundojë ky proces.
Reagimi i plotë:
Na kanë mërzitë me këtë “përspektiven evropiane”, prej zyrtarëve të Evropës.
A ka mundësi hiç mos me hy në BE?
Nuk jemi Britani, por e kemi krenarinë si të tyre.
Çka po ma vynë me pasë punë me rrenca?
Pas liberalizimit të vizave për Ukrainën – me 50 milion banorë, e në gjendje lufte për shkak të Krimesë, nuk ka asnjë arsyetim për mos liberalizim të vizave për Kosovën.
Rrenca!