Arinjtë kanë sulmuar sërish, mirëpo tani në Han të Elezit.
Sipas disa fotografive të postuara në rrjete sociale, ariu ka sulmuar kosheret e bletëve të banorëve në fshatin Rezhancë të Hanit të Elezit, shkruan lajmi.net.
Në fotografi shihet dëmi që ariu i ka shkaktuar këtyre banorëve.
Ndërkohë, FSK-ja dhe ekipe të tjera janë angazhuar në gjetjen e ariut i cili po dyshohet se ka sulmuar disa herë kosheret e bletëve në rajonin e Prizrenit.