Fjalë Kyçe

Ariu qëllohet për vdekje nga një 70-vjeçar në Francë

Ariu qëllohet për vdekje nga një 70-vjeçar në Francë

Një burrë 70-vjeçar ka qëlluar për vdekje një ari të murrmë në Francën jugperëndimore, pasi po dilte për të gjuajtur derr të egër.

Burri thuhet se ka qëlluar dy herë me pushkë në drejtim të arushës femër, e cila në atë moment endej me të vegjlit e saj, shkraun BBC.

Mediat lokale raportojnë se burri ka pësuar lëndime të rënda në këmbë dhe është dërguar në një spital në Toulouse.

Policia tani po heton ngjarjen e pasdites së së shtunës.

Burri i cili është pjesë e një shoqate gjuetie në rajonin Seix të Ariège, ishte kafshuar nga ariu disa herë, duke i shkaktuar dëme në arteriet në këmbët e tij, tha policia.