Mevlan Shaba ka folur për projektin më të ri muzikor, ku në klip është edhe opinionisti Arjan Konomi.
I pyetur se sa e ka paguar, Mevlani duke qeshur tha: “Arjanin e mbajmë me dreka e darka. Se bëj shaka, ishte thjesht miqësore.”
Në intervistën për “Shqipëria Live”, tregoi se projekti i fundit i ka kushtuar 5 mijë euro. Ndërsa për pjesëmarrjen në programin e dashurisë, Mevlani tregoi raste kur e ndalojnë gra në rrugë pasi duket se e duan si dhëndër për vajzat e tyre.
“Më thonë pse rri në atë emision kur ke jashtë edhe më të mira. Në këtë rast ke vajzën time që studion në Gjermani. Është diçka që nuk ke si t’i përgjigjesh. I them faleminderit për vlerësimin, por tani duhet ta njohësh një njeri ose t’i besosh”, tha Mevlani.