Fjalë Kyçe

Arkivoli i Ismet Pejës vendoset në Gjakovë, familja e miqtë mblidhen për t’i dhënë lamtumirën

Arkivoli i Ismet Pejës vendoset në Gjakovë, familja e miqtë mblidhen për t’i dhënë lamtumirën

Ikona e muzikës popullore, Ismet Peja, vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 83-vjeçare.

Familja njoftoi se ikonës së muzikës do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 15:00, e ceremonia e varrimit ka nisur para pak çastesh.

Në mes të familjarëve dhe miqëve atij edhe po i jepet lamtumira e fundit.

Ismet Peja ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare.

Ai lindi në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili po ashtu ishte këngëtar i melosit shqiptar.