Fjalë Kyçe

Armend Dallku flet për përballjen vendimtare të stinorit

Armend Dallku flet për përballjen vendimtare të stinorit

Prishtina udhëton në Drenas për tu përbalur me Feronikelin në takimin vendimtar të IPKO Superligës së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Para kësaj sfide vendimtare për titullin Kampion ka folur futbollisti i Prishtinës Armend Dallku i cili ka thënë se me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion.

“Ne edhe pse e konsiderojmë ndeshje të radhës, natyrisht se kjo ndeshje e ka rëndësinë e vetë. Mirëpo, për ne lojtarëve, stafin dhe publikun tonë është më rëndësi që t’i qasemi me shumë qetësi kësaj ndeshjeje, sepse e dimë që edhe kundërshtari ka kualitete në radhët e veta. Mirëpo, duke e marrë parasysh që e kemi pru kampionatin deri në ndeshjen e fundit që të vendos, kjo është meritë e lojtarëve, e stafit dhe e gjithë neve së bashku që kemi punuar. Kështu që presim të kemi ndeshjen nën kontrollin tonë, njëjtë sikurse besoj që duan edhe kundërshtari, por ne jemi të vetëdijshëm që në ndeshje na duhet vetëm fitorja. Kështu që besoj shumë se me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion. /Gazeta Alo