Prsidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë edhe të anëtarit të KE-së së UEFA-s ka qenë sot i pranishëm në finale e Futsal Champions League midis Barcelonës dhe Sportingut.
Ndeshja e luajtur në Riga të Letonisë u fitua nga Barcelona me rezultatin 4-0 pas një loje plot spektakël nga të dyja skuadrat.
Në përfundim të sfidës Presidenti Duka i ka dorëzuar trofeun dhe medaljet kampionëve të rinj të Europës në futsal në ceremoninë e organizuar nga UEFA.
Kjo është hera e parë që Presidenti i FSHF-së jep një trofe kaq të rëndësishëm për futbollin europian, një vlerësim i madh nga ana e UEFA-s./express