Fjalë Kyçe

Armando Sadiku bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin që ka zgjedhur për të birin

Armando Sadiku bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin që ka zgjedhur për të birin

Futbollisti i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe bashkëshortja e tij Elona janë bërë prindër për herë të dytë. Ka ardhur në jetë Leoni, djali i dytë i familjes dhe lajmin e ka dhënë vetë Elona përmes një postimi në “Instagram”.

“Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes”, shkruan ajo.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2021 me djalin e tyre, Luisin i cili sot është bërë me vëlla.

Rrahmani: Jam i lumtur që u ktheva, i gatshëm ta jap maksimumin për Kosovën

Kujtojmë që Armando Sadiku nuk është ftuar nga kombëtarja për miqësoret e marsit. Futbollisti aktivizohet në elitën e Indisë, në radhët e Mohun Began.