Fjalë Kyçe

Armela Murati, pilotja e parë grua në Shqipëri

Armela Murati, pilotja e parë grua në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh i gëzuar që 25-vjeçarja Armela Murati do të jetë pilotja e parë femër në Shqipëri, e cila bën pjesë në Forcën Ajrore të vendit tonë.

Shefi i qeverisë shpërndau foton e Muratit duke shprehur respekt për përkushtimin e saj ndaj fluturimit dhe atdheut. Rama nuk ngurroi ta përcillte angazhimin e Armelës duke shprehur respekt.

Armela Murati do të futet në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri.

25-vjeçarja ndjek të atin në karrierën ushtarake, i cili dikur ka qenë ish-oficer. Ajo ka pranuar se fluturimi ka qenë pasioni i saj në fëmijëri./dosja.al