Fjalë Kyçe

Armend Dallku me deklaratë motivuese për bashkëlojtarët

Armend Dallku me deklaratë motivuese për bashkëlojtarët

‘Kërcënon’ Dallku: Mos të harrojmë se në çfarë mënyre është sjell Llapi në Podujevë
May 10, 2019

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku ka folur për derbin e nesërm me Llapin.

Mbrojtësi ka kërkuar përqendrim maksimal te bashkëlojtarit, teksa ka pralajmëruar Llapin se nuk do ta ketë të lehtë.

Dallku përveç tjerash ka përmendur edhe pritjet që sipas tij nuk ishte e mirë në ndeshjen e fundit me llapjanët në Podujevë.

“Mund ta quajmë si duel parafinale, por ne kemi mbajtur këto gjashtë ditë kohë ekipin maksimalisht të përqendruar për këtë ndeshje të radhës, ku pastaj i kemi edhe dy ndeshje tjera, por na gëzon fakti që ne luajmë në stadiumin tonë. Po ashtu, mos të harrojmë se në çfarë mënyrë është sjell ekipi kundërshtar në ndeshjen e fundit në Podujevë dhe kjo duhet të na motivoj neve si futbollistë që brenda fushës të kemi motiv shtesë që me iu kundërvu në mënyrën e duhur edhe për atë ndeshje. Kështu që shpresojmë që të jemi në maksimumin e kondicionit të gjithë futbollistët deri në ditën e ndeshjes, të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë shikuesit tanë që do të jenë të pranishëm”, ka thënë kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku.

Kapiteni ka me 146 paraqitje zyrtare me fanellën e Prishtinës dhe 9 gola të shënuara.