Fjalë Kyçe

Armend Thaqi: Ndeshje e vështirë, por duhet të japim gjithçka nga vetja të kalojmë

Armend Thaqi: Ndeshje e vështirë, por duhet të japim gjithçka nga vetja të kalojmë

Skuadra e Prishtinës do të përballet sot me skuadren e Gjibraltarit, St Joseph’s në kuadër të ndeshjes së kthimi në Ligën e Evropës, shkruan Gazeta Alo.

Para kësaj sfide ka folur mbrojtësi i Prishtinës Armend Thaqi.

“Pas një rezultati të disfavorshëm në Prishtinë, mendoj se do të na pret edhe ndeshje më e vështirë se atje. Por, po e përsëritëm angazhimin sikurse në ndeshjen e parë në Prishtinë dhe po i përsëritëm të gjitha ato raste, krejt çfarë na duhet të konkretizojmë njërën nga to. Normalisht që kemi ardhur të kalojmë raundin për të cilën besojmë shumë. Por, për të arritur atë duhet të japin edhe njëherë më shumë se që kemi dhënë në Prishtinë”, ka thënë Armend Thaqi. /Gazeta Alo