Fjalë Kyçe

Armend Zemaj shkel rregullat anti-Covid, brenda një lokali mbi 30 persona

Armend Zemaj shkel rregullat anti-Covid, brenda një lokali mbi 30 persona

Qytetarët çdo ditë po gjobiten për shkelje të rregulave anti-Covid, por politikanët në anën tjetër po i shkelin me dy këmbët.

Hiç më pak se njeriu i cili do të duhej të ishte shembull i respektimit të masave, pra ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka shkelur sot masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19.

Zemaj zgjodhi që t’i shkelë rregullat të cilat i miratoi vet në një tubim në Deçan ku ka grumbulluar mbi 30 persona në një ambientë të mbyllur, pasi që tashmë ka filluar parafushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 Shkurtit, shkruan Reporteri.net.

Ministri i Shëndetësisë shihet i rrethuar nga më tepër se 30 persona të cilët i qëndrojnë afër pa maska dhe pa mbajtur distancën e duhur, ndërsa kanë të ngritur dy gishta.

“Të rinjët e Deçanit forca e LDK-së. “Vizioni i LDK-së për SHTET” #qeveriahoti #zemaj17”, ka shkruar ai sipër fotos.