Fjalë Kyçe

Aro Muriç i jashtëzakonshëm, i impresionon të gjithë me pasimet e tij të sakta

Aro Muriç i jashtëzakonshëm, i impresionon të gjithë me pasimet e tij të sakta

Arijanet Muriç ka qenë protagonist tek ekipi i tij Burnley në ndeshjen e fundit ndaj Prestonit.

Portieri i Kombëtares së Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i ka impresionuar të gjithë me pasimet e tij të sakta me këmbë.

Krahas pritjeve, portieri me prejardhje nga Mali i Zi është bërë lojtari i 11-të i Burnleyt me pasimet e tij dhe me nisjen e aksioneve, qoftë me pasime të shkurtra, ashtu edhe të gjata.

Muriç e mbajti portën e paprekur në fitoren 3:0 në ndeshjen e vlefshme për Championshipin anglez, ndërsa u shqua më së shumti me pasimet e tij tejet të sakta.