Fjalë Kyçe

Aro Muriç nis një aventurë të re, tani pritet një kalim tjetër i tij

Aro Muriç nis një aventurë të re, tani pritet një kalim tjetër i tij

Portieri i Kosovës, Aro Muric në orët në vijim pritet të transferohet në kampionatin holandez te skuadra Willem II.

Muric është huazim te skuadra e ligës së dytë të Spanjës, Girona nga Manchester City, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që është zgjedhja e dytë të Girona, Muric është pëlqyer shumë nga Willem që synon ta kompletojë transferimin para se të mbyllet afati i janarit.

Kosovari do huazohet për gjashtë muaj, ndërsa pastaj City do vendos përfundimisht për të ardhmen e tij.