Fjalë Kyçe

Aro Muriç shumë pranë të bëhet me skuadër të re, postimi i fundit dëshmon gjithçka

Aro Muriç shumë pranë të bëhet me skuadër të re, postimi i fundit dëshmon gjithçka

Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriç me gjasë i ka mahnitur tifozët e Nottingham Forestit me postimin e tij të fundit në Instagram.

Portieri i talentuar shqiptar është duke u kërkuar me ngulm nga klubi i Ligës së Dytë angleze, teksa ish-kampioni i Evropës synon të arrijë marrëveshje me Muriç pavarësisht largimit të Martin O’Neill dhe ardhjes së Sabri Lamouchi.

Siç raporton “Nottinghamshire Live”, besohet se ardhja e trajnerit të ri nuk do të ndikojë në ardhjen eventuale të portierit të Kosovës te klubi anglez.

Është shkruar se Nottingham Foresti është shumë pranë marrëveshjes me Muriç, i cili do të vjen në një marrëveshje një-vjeçare në huazim.

Tani, Muriç është kthyer prapë në vëmendjen e tifozëve të Nottinghamit, duke bërë të ditur se është pranë marrëveshjes me klubin anglez.

Me Nottingham Forestin që gjendet aktualisht në Alicante të Spanjës në një kamp stërvitor, Muriç ka postuar një foto të ardhjes së tij në aeroportin e Barcelonës.