Fjalë Kyçe

Aro Muriçi bëhet me skuadër të re

Aro Muriçi bëhet me skuadër të re

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriqi, nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës së madhe angleze, Notingham Forest.

Mediet në Angli bëjnë të ditur se portieri i Kosovës tashmë është dakorduar për të nënshkruar kontratë një vjeçare me Notingham Forest, duke u huazuar te Manchester City.

20-vjeçari është në pronësinë e Manchester Cityt, ndërsa në sezonin e kaluar pas dëmtimit të portierit, Claudio Bravo, fitoi statusin e portierit të dytë.

Muriqi gjatë karrierës së tij, ka veshur për një ndeshje të vetme fanellën e Nac Breda, ndërsa për Manchester Cityn është paraqitur gjashtë herë.

Portieri i Manchester Cityt, në vitin 2018 ka vendosur t’i bashkohet Kosovës, ku ka zhvilluar edhe pesë ndeshje.