Fjalë Kyçe

Aro Murici tregon nëse do të transferohet te Real Madridi

Aro Murici tregon nëse do të transferohet te Real Madridi

Mund t’iu duket e çuditshme, por kjo është duke iu shkuar të gjithëve në mendje së fundmi.

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi ka ngjallur komente të shumta me një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram duke shpërndarë një foto të tij me fanellë të Real Madridit.

Rreth 300 komente janë bërë në postimin e tij me fanellë të ‘Los Blancos’ dhe shumica prej tyre ishin nga personat të cilët kishin vërejtur dizajnin e fanellës së gjigantit madrilen ndonëse në foton e publikuar nga Muriqi nuk shihet logo e skuadrës madhështore.

Portieri i kampionit në Premierë Ligës është pyetur madje nëse kjo ishte fanellë e Madridit, por përgjigjja e tij në komente ka qenë thjeshtë një “jo” në gjuhën angleze.

“A është ajo fanellë e Real Madridit?”, komenton njëri në foton e tij.

“Unë dua që ju të qëndroni në Manchester City, por tani ju jeni duke veshur fanellën e Real Madridit”, shton tjetër.

Një komentues tjetër thotë: “Eja në Real Madrid”

“Përforcimi i ri në Real Madrid?”, pyet një tifoz tjetër i gardianit të Kosovës.

Sidoqoftë, në rrjete sociale qarkullon një tjetër foto e portierit tonë ku shihet qartë fanella e “Los Blancos”.