Fjalë Kyçe

Arratiset nga burgu 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Arratiset nga burgu 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Akropolit.

Cnn.gr shkruan se i burgosuri 20-vjeçar është dënuar për vjedhje. Ai ju drejtua Gjykatës ditën e sotme për tu mësuar me vendimin e dënimit, pasi akuzohet për vjedhen e një motori.

Ai u arratis me ndihmën e të dashurës së tij. I arrestuari është vizituar nga e dashura e tij, e cila është përleshur me policinë dhe pas rrëmujës së krijuar, 20-vjeçari ka gjetur rastin dhe ka nisur të vrapojë përcjell dosja.al. Sipas policisë helenase përleshja është inskenuar me qëllim që i riu të arratisej.

Ndërkohë që e dashura e 20-vjeçarit nuk ka mundur tu shpëtojë forcave të policisë dhe po mbahet në Komisariat.