Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale
Gjashtë persona janë arrestuar në Pejë, të dyshuar për vrasje në tentativë.
Policia bëri të ditur se më 29 janar të këtij viti në rrugën “Mikel Marku” kishte ndodhur një rrahje, ku në vendin e ngjarjes kishte sekuestruar tri gëzhoja të kalibrit 7.62.3 mm, një gëzhojë kalibër 6.6.1 mm, fishek i gjallë dhe një kokë plumbi.
Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës, ka njoftuar se do të bëjë kërkesë për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.
Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi.
“Do të bëhet kërkesa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale pranë gjykatës kompetente në Pejë”, tha Nikçi.
Kërkesa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale nënkupton një kërkesë që bëhet për të siguruar që i pandehuri (personi që akuzohet për kryerjen e një krimi) të paraqitet para gjykatës gjatë procedurës penale dhe të përmbushë detyrimet e tij ligjore.
Ky sigurim mund të përfshijë disa masa që kanë për qëllim të sigurojnë pranishmërinë e të pandehurit në seancat gjyqësore dhe të mbajnë procesin e drejtë dhe të rregullt.