Fjalë Kyçe

Arrestimi nga Serbia Familjarët mohojnë se Behar Preniqi ishte pjesë e UÇK-së: Ka qenë fëmijë gjatë luftës

Arrestimi nga Serbia Familjarët mohojnë se Behar Preniqi ishte pjesë e UÇK-së: Ka qenë fëmijë gjatë luftës

Behar Preniqi nga Obiliqi është arrestuar nga autoritetet serbe, derisa po kthehej nga Gjermania për në Kosovë.

Një familjare e tij ka treguar se ai është ndaluar me pretekstin se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Arsyeja e ndalimit të tij nuk qëndron, pasi ka qa qenë fëmijë kur ka qenë lufta në Kosovë. Nuk ka asnjë arsye për ndalimin e tij. Jemi shumë keq, nuk kemi kurrfarë informacioni”, ka thënë ajo për IndeksOnline.

Më tej, ajo ka treguar se bashkëshortja e Beharit ka biseduar me institucionet e Kosovës dhe ka apeluar që të bëjnë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij.

Preniqi ishte për vizitë në Gjermani të familjarët e tij, kur u arrestua nga autoritetet serbe gjatë kthimit për në Kosovë.

Më 7 qershor 2025 ishte arrestuar ish-polici kosovar, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi. Prokuroria e Lartë e Suboticës ka iniciuar procedurë penale me pretendimet për përfshirje të Spahiut në rastin e Banjskës, megjithatë, sipas avokatit mbrojtës, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore.