Fjalë Kyçe

Arrestohen 12 persona, shkatërrohet një grup kriminal

Arrestohen 12 persona, shkatërrohet një grup kriminal

Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona, pjesë e një grupi kriminal.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën masa të fshehta, ka bërë hetimin e disa personave në regjione të ndryshme si në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.

Pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 12 (dymbëdhjetë) persona në regjionet e lartcekura.

“Ndërsa vetëm në datën 30 korrik 2019 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë DHTN – Pejë, në bashkëpunim me DHTN- Gjakovë, DHTN- Ferizaj, Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Pejë, Forenzikën Rajonale – Pejë, Njësinë K9 si dhe një patrullë policore nga Stacioni Policor – Klinë, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë ka bërë arrestimin e 6 (gjashtë) personave të dyshuar.

Personat e dyshuar të arrestuar janë :

  • I. H. lindur me 1971 m/sh/k
  • I. P. lindur me 1976 m/sh/k
  • B. P. lindur me 1978 m/sh/k
  • A. R. lindur me 1976 m/sh/k
  • L. M. lindur me 1992 m/sh/k
  • Xh. H. lindur me 1980 m/sh/k”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me rastin, dëshmitë e konfiskuara si prova materiale nga personat e arrestuar janë:

  • 2900 (2 mijë e nëntëqind) euro
  • 7 telefona,
  • bllok xhepi me shënime,
  • një veturë VË CADYY LIFE
  • 6 fletë tërheqje të parave,
  • dy thika luftarake,
  • një pistoletë e llojit TT me numër serik 05761 prodhim CZ llojit M-57 me dy karikator cal 7.6
  • dhjetë (10) fishekë cal.7.62x25mm,
  • dy fishekë me gaz cal. 9mm.

“Pas intervistimit në konsultim me prokurorin, 5 (pesë) të dyshuarve të parë iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i gjashtë është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi i tyre.