Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre të dyshuar për plagosje me mjet të mprehtë të dy personave në Drenas të shtunën.
Dy vëllezër kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF të Drenasit, ndërsa kishin marrë plagë me një mjet të mprehtë. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Gllogoc / 25.01.2025 – 16:40. Raportohet se dy vëllezër viktima meshkuj kosovar kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKMF, pasi që ishin të therur me një mjet të mprehtë, ku njëri nga viktimat është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arrit të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.