Dy persona u arrestuan të mërkurën në Prishtinë për mashtrim.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, që nga gushti ata kishin mashtruar një person lidhur me kriptovaluta,
Policia ka sekuestruar disa dëshmi dhe të dyshuarit u dërguan në mbajtje.
“Me 12.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar , një mashkull dhe një femër kosovar/e , nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim dhe në vazhdimësi e kanë vënë në lajthitje përmes mashtrimit, viktimën mashkull kosovar kinse me qëllim që të tërheqë apo të fitojë para nga Kripto Valutat dhe kanë vepruar në dëme të pasurisë së tij. Gjatë kontrollit në një lokacion janë sekuestruar disa dëshmi lidhur me rastin. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.