Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona në Prishtinë, falsifikuan dokumente

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë si dhe falsifikim të dokumenteve.

Si prova materiale janë konfiskuar disa pajisje  që shërbejnë për falsifikim të dokumenteve.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Alo/