Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona për vrasjen e Selatin Janjevës në Novi Pazar të Serbisë

Arrestohen dy persona për vrasjen e Selatin Janjevës në Novi Pazar të Serbisë

Dy persona janë arrestuar në Serbi për vrasjen e biznesmenit nga Kosova, Selatin Janjeva, pronar i kompanisë turistike, “Selo Tours”.

Janjeva u vra të enjten mbrëma afër shtëpisë së tij në Novi Pazar, teksa mediat serbe raportojnë se sot janë arrestuar dy persona, shkruan lajmi.net.

E.S, viti i lindjes 1981 është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e krimit, teksa J.P i lindur më 1968 është arrestuar nën dyshimin për ndihmë në kryerjen e vrasjes.

Sipas dyshimeve, E.S, më 1 tetor, rreth orës 7 të mbrëmjes në Novi Pazar, pas një diskutimi të shkurtër ka shtënë  disa herë me pistoletë në drejtim të Janjevës, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Bashkë me J.P, të arrestuarin tjetër,  më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Trupi i Janjevës u soll në Kosovë ku edhe u bë varrimi i tij dje.