Fjalë Kyçe

Arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohet një armë në Podujevë

Arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohet një armë në Podujevë

Polcia e Kosovës në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, ka arrestuar një të dyshuar i cili ishte shpallur në kërkim për veprat “Kanosje” Mbajtje në pronësi kontrollë ose posedim i paautorizuar i armës, si dhe “Asgjësim i pasurisë” të ndodhur më datë 16.01.2022, rreth orës 03:45, në rrugën “Skëderbeu” në Podujevë.

Pas arrestimit i dyshuari R.A 32-vjeç, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Ndërlidhur me po të njëjtin rast, policia i ka shqiptuar masën e arrestit policor edhe të dyshuarit tjetër R. A, 28 vjeç.

I njëjti pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Po policia ka njoftuar se është sekuestruar edhe një armë automatike AK 47, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.