Hetuesit Policorë të SP Gjilan, gjatë hetimit të një rasti “Dhunë në familje” mbi bazën e informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative kanë arritur të sigurojnë një informatë lidhur me një person të dyshuar, i cili dyshohej se në shtëpinë e tij posedon armë të zjarrit pa leje.
“Në koordinim me prokurorinë, sot më, 21.12.2021 në orët e mbrëmjes është kontrolluar shtëpia dhe objekti përcjellës i të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: një pistoletë dhe një pushkë automatike, 70 (shtatëdhjetë) fishekë dhe dy karikatorë.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, ndaj tyre iniciohet rasti ‘armëmbajtje pa leje’, me vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.