Fjalë Kyçe

Arrestohen dy të rinj në Mitrovicë

Arrestohen dy të rinj në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor”, “Armëmbajtje pa leje “dhe ”Dëmtim i pasurisë’’ në Mitrovicë.

Të arrestuarit janë A.Th., 24 vjeçar dhe E.Th., po ashtu 24 vjeçar.

“Arrestimi i dy të dyshuarve A. Th., 24 vjeçar, dhe E. Th., 24 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 4 prill 2022 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, nën kërcënimin e armës kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k duke i shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në cilësi të provës material nga të dyshuarit është sekuestruar një armë e gjatë pushkë automatike.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.