Prokuroria e Prishtinës ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka ndaluar D. H. dhe I. I., zyrtarë në Gjykatën e Prishtinës.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës, thuhet më tutje në komunikatë.