Fjalë Kyçe

Arrestohen edhe dy persona të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares, Sveçla jep detaje

Arrestohen edhe dy persona të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares, Sveçla jep detaje

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe dy personat e tjerë të dyshimtë për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë. Ngjarja e fundit e raportuar të ketë ndodhur fillimisht tek Parku i Qytetit në Draogan e më pas në një hapësirë tjetër ishte tronditëse për të gjithë.

E për arrestimin edhe të dy personave të tjerë të dyshimtë në këtë rast e bëri të ditur nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai theksoi se sapo është njoftuar se janë arrestuar edhe dy të dyshuarit e tjerë, duke shtuar se koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal, transmeton lajmi.net.

Ministri tha se vendi ynë duhet të jetë i sigurt për të gjithë.

Njoftimi i plotë:

Me shqetësim kam pranuar lajmin për dhunimin e një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë.

Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë. Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal.

Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurtë për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër.