Fjalë Kyçe

Arrestohen gjashtë hajnat që i vodhën 3 milionë euro në shtëpinë e Ronaldos, katër prej tyre shqiptarë

Arrestohen gjashtë hajnat që i vodhën 3 milionë euro në shtëpinë e Ronaldos, katër prej tyre shqiptarë

Gjashtë persona, prej tyre katër shqiptarë, janë arrestuar sot pasi dyshohet se ia vodhën 3 milionë euro në shtëpi ish-futbollistit brazilian, Ronaldo.

Futbollisti i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti ishte duke qëndruar në shtëpinë e Ronaldos në Ibiza, por nuk ishte në shtëpi kur u futën hajnat të hënën, mëson “AFP” nga burimet e afërta me hetimet, përcjell “Gazeta Express”.

Dy persona u arrestuan në portin e Denias në lindje të Spanjës dhe katër të tjerë ishin duke u fshehur në jug të Malagas.

Sipas mediave spanjolle, prej gjashtë të arrestuarve, katër janë shqiptarë, ndërsa të tjerët, një spanjoll dhe një rumun.

Ata e kishin organizuar mjaft mirë vjedhjen duke përfituar nga largimi i Verrattit nga shtëpia dhe kishin vjedhë gjëra të vlefshme afro 3 milionë euro.

Një pjesë e kësaj vlere ishin para të thata, ndërsa pjesa tjetër stoli dhe gjësende të vlefshme.