Fjalë Kyçe

Arrestohen katër persona në Pejë

Arrestohen katër persona në Pejë

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët kërkohen me urdhër arrest nga gjykatat kompetente.

Në një njoftim për media, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar të dyshuarit për veprat penale, si: rrëmbim, lëndim i rëndë trupor, keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjet si dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se të arrestuarit janë E.A., A.J., H.S., P.R.

“E.A. i lindur me 1992 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Rrëmbim”, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit ne Qendrën korrektuese në Dubravë.

A.J i lindur me 1988 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 2 muaj dhe 40 ditë burg, për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.