Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e katër punëtorëve të Telekomit.
Përmes raportit, bëhet e ditur se tri gra dhe një burrë, punëtorë të Telekomit, dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie, me ç’rast i kanë mundësuar të dyshuarit-pronarit të kompanisë përfitim të kundërligjshëm prej 106.000 euro.
“Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull zyrtar në Telekomin e Kosovës, nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie, me ç’rast i kanë mundësuar të dyshuarit-pronarit të kompanisë përfitim të kundërligjshëm prej 106.000 euro. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pronari i kompanisë është në kërkim policor”, thuhet në raportin e Policisë.