Fjalë Kyçe

Arrestohen në Prishtinë katër persona për lëndim të rëndë trupor

Arrestohen në Prishtinë katër persona për lëndim të rëndë trupor

Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor.

Të njëjtët dyshohen për veprën që ka ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia e Kosovës.

Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.