Nëntë persona janë arrestuar pas përleshjes mes vete, të dielën në Prishtinë.
Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, gjashtë prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa tre për trajtim mjekësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes nëntë të dyshuarve meshkuj ka ardhur deri te rrahja në mes tyre. Të dyshuarit fillimisht janë shoqëruar në stacion dhe në konsultim me prokurorin të njëjtit arrestohen dhe pas intervistimit gjashtë prej tyre dërgohen në mbajtje, ndërsa tre të tjerë dërgohen për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.