Fjalë Kyçe

Arrestohen përsëri anëtarët e grupit të rrezikshëm kriminal

Arrestohen përsëri anëtarët e grupit të rrezikshëm kriminal

Policia e Kosovës ka konfirmuar se grupi i rrezikshëm i persona të dyshuar për grabitje të armatosura, Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, janë arrestuar sonte në mbrëmje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net, se arrestimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm.

“Sot rreth orës 09:00 nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është zbatuar një aktvendim i Gjykatës së Apelit, ku janë arrestuar tre persona, ndaj të cilëve janë marrë të gjitha veprimet konform aktvendimit”, tregoi Ahmeti për lajmi.net.

Lirimi i këtij grupi është parë me shqetësim të madh nga një numër i qytetarëve dhe i njohësve të sigurisë, ku dihet për të ardhur tek arrestimi i këtyre personave është̈ ndarë edhe një shumë e parave.